Vetting, flet eksperti i Euralius – Deville: Vendimet korrekte, Komisionet të plotësohen me staf cilësor
Ish Kreu i Misionit Euralius, aktualisht konsulent i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Rainer Deville, thotë se organet e Vetting-ut duhet të plotësohen me staf cilësor për të garantuar një proces korrekt dhe të ndershëm të verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve. Në një tryezë për Vetting-un, ai tha se vendimet e deritanishme janë korrekte dhe të ndershme dhe se kanë nxjerrë nga sistemi gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.
Deville thotë se vonesa e theksuar e procesit të Vetting-ut ka edhe një anë pozitive, pasi po u jep kohë institucioneve përkatëse të përgatisin magjistratët e rinj që do plotësojnë vakancat.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.