Vetting-u, debat për fondet në Komisionin e Ligjeve
Shqyrtimi në Kuvend i buxheteve të Komisioneve të Vetting-ut për vitin 2018 ka rihapur debatin mbi shkurtimin e organikave dhe të pagave të këtyre strukturave.
Deputetët e djathtë në Komisionin parlamentar të ligjeve akuzuan se shkurtimet e fondeve dhe burimeve njerëzore janë bërë me qëllim që Qeveria të ketë nën kontroll komisionet.
Nevoja për më shumë burime njerëzore e investime në struktura mbështetëse, u pranua nga Kreu i Komisionit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj. Ajo tha se do t’i drejtohej në vijim Kuvendit për të plotësuar nevojat e Komisionit, ndërkohë që e vuri theksin te fakti që kjo strukturë është ende pa ambiente.
Për asnjë nga Komisionet e Vettingu-ut nuk janë parashikuar ende në buxhet fondet për investime, të cilat janë në shqyrtim nga Ministria e Financave.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.