Vetting-u dramatik, vetëm 185 magjistratë i mbijetuan – Kaluan në sitë 470 gjyqtarë e prokurorë, rekord dorëheqjesh për të shmangur procesin
Procesi I Vetting-ut të gjyqtarëve e prokurorëve po shkakton efekte dramatike në sistemin e drejtësisë. Shifrat e publikuara nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, zbardhin numrin e madh të shkarkimeve dhe dorëheqjeve, të cilat kanë boshatisur gjykatat e prokuroritë. Në raportin e sapopublikuar mbi aktivitetin e nisur tre vite më parë, Komisioni bën me dije se vetëm 185 gjyqtarë, prokurorë e ndihmës ligjorë kanë arritur t’I mbijetojnë procesit të rivlerësimit.
Sipas raportit, Komisioni i Pavarur i Kualikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 30 nëntor 2021 ka dhënë 470 vendime. 185 vendime për konfirmimin në detyrë të 95 gjyqtarëve, 79 prokurorëve, 1 ish inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë.
Ndërkaq janë dhënë 179 vendime për shkarkimin nga detyra të 113 gjyqtarëve, 63 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë. Numri I shkarkimeve është relativisht I ulët krahasuar me totalin e magjistratëve të kaluar në sitë, por duhet nënvizuar se një pjesë shumë e madhe e tyre është dorëhequr nga detyra në prag të nisjes së procesit të Vetting-ut, madje në disa raste edhe pas fillimit të tij. Komisioni është I detyruar të pezullojë procesin e rivklerësimit në ccastin kur gjyqtarët apo prokurorët paraqesin dorëheqjen.
Në total Komisioni I Pavarur I Kualifikimit ka marrë 70 vendime për ndërprerje të procesit për 44 gjyqtarë, 18 prokurorë, 1 ishinspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës);
- 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmësligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
Po ashtu janë marrë në këto tre vite 26 vendime për përfundimin e procesit për 15 gjyqtarë, 8 prokurorë dhe 1 (ishKryeinspektori i KLD-së dhe 2 ish-Inspektori ILD (neni 95 i Kodit të Procedurave
Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016); Komisioni ka dhënë gjithashtu 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.