Vetting-u, Komiteti i Helsinkit – Frashëri: Besimi te gjyqësori shumë i ulët, kemi 300 ankesa
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nxit përshpejtimin e procesit të Vetting-ut, si e vetmja rrugë për të rikthyer besimin e humbur të shqiptarëve te sistemi i drejtësisë. Elton Frashëri, pjesë e këtij Komiteti, thotë se pavarësisht shkarkimit të deritanishëm të disa gjyqtarëve e prokurorëve besimi te sistemi vijon të mbetet mjaft i ulët.
Këtë e tregon edhe numri i lartë ankesave nga qytetarët si dhe i shkeljeve të të drejtave që aktualisht ndiqen nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka analizuar ecurinë e deritanishme të procesit të Vetting-ut duke nxitur përshpejtimin e vlerësimeve për dosjet pa probleme, gjë që do të normalizonte aktivitetin e sistemit të drejtësisë. Intervistën e plotë të zotit Frashëri mund ta ndiqni në orën 19:30.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.