Vetting-u, Lulo kërkon rikthimin – Gjyqtari i Kushtetueses dërgon çështjen në Komisionin e Apelimit
Gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo ka kërkuar në apel rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili e shkarkoi nga detyra për deklarim të rremë të pasurisë. Më 23 maj Lulo ka paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kërkesë për prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rikthimin në detyrë. Një ditë më pas, Kolegji i apelimit ka zgjedhur me short edhe trupën gjykuese që do shqyrtojë kërkesën e Lulos, e cila do të kryesohet nga Luan Daci.
Gjyqtari i Kushteueses Fatos Lulo u bë në muajin mars viktima e parë e Vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij për deklarim të rremë të pasurisë. Lulo nuk justifikoi dot dy shuma parash, përkatësisht 480 mijë dollarë kanadezë dhe 100 mijë euro, si dhe një zyrë, të dhuruara nga e motra.
Komisioni nuk mori parasysh argumentimin e avokatit mbrojtës të Lulos, sipas të cilit dhurata prej 100 mijë eurosh nga e motra ishte mëse e justifikueshme, ndërkohë që për borxhi prej 480 mijë dolarësh kanadezë ishte kthyer nga Lulo pa u përdorur.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese është në krizë të thellë, pasi numëron vetëm tre anëtar, duke e pasur të pamundur të ushtrojë funksionin e saj.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.