[Video] Dispeçeria e tensionit të lartë me sistem të ri – Monitoron online rrjetin elektrik
Dispeçeria qendrore e tensionit të lartë është transformuar plotësisht. Ajo tashmë ka një sistem SCADA, përmes të cilit personeli mbikëqyr rrjetin dhe marr të dhënat në distancë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit kjo u bë e mundur falë investimeve të kryera.
Ky sistem mundëson konkretisht operimin online të rrjetit elektrik, identifikimin dhe operimin online të defektit, po ashtu monitoron dhe operimin e prodhimit të HEC-eve, kontrollin e nënstacioneve dhe stacioneve si dhe manovrim të rrjetit në një kohë të shpejtë në rast defektesh.
SCAN
📌 Falë investimeve të kryera, OSHEE tanimë ka një sistem SCADA në dispeçerinë qendrore që mundëson operim online, kontroll të nënstacioneve dhe kabinave, manovrim rrjeti në kohë të shpejtë në raste defektesh 💡 #EGjitheVemendjatekJu
Posted by Damian Gjiknuri on Monday, November 12, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.