[Video/Foto] Shpërthimi i pallatit në Poliçan – Xhaçka: U eliminua rreziku për banorët
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se xhenierët e FA hodhën në erë një pallat 5-katësh në Poliçan.
Sipas njoftimit të ministres, xhenierët e FA eliminuan rrezikun për banorët e Poliçanit pasi pallati në fjalë ishte jo vetëm i pabanuar por edhe i amortizuar.
Xhaçka tha se pallati u hodh në erë duke përdorur 1500 furnela dhe 30 kg eksploziv, duke larguar kështu frikën e banorëve rreth e qark.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.