VIDEO: Në Tiranë nuk u jepet përparësi këmbësorëve! Ndëshkime për 179 drejtues mjetesh, rekord gjobash
Policia Rrugore e Tiranës, njofton se referuar ankesave që përcjellin këmbësorët për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, ka organizuar disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit. Qëllimi është monitorimi, sensibilizimi por edhe ndëshkimi i shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që konsiderohen shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit.
Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve, 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe 27 drejtues mjetesh për shkelje të tjera.
“Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor” njofton Policia.
TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset 🚶🏻♂🚶♀, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe📸✍ : • ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.• ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.• ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.• ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje 🚦🚦.• janë këshilluar 👋👋 shumë 🚶🏻♂ në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Posted by Policia e Shtetit on Friday, November 9, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.