[Video] Nisin punimet e ByPass-it të Tepelenës – Rama: Investimi gati brenda 24 muajsh
Ka nisur ditën e sotme punimet e projektit për ByPass-in e Tepelenës, i cili lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, i cili ka inspektuar punimet së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Gjatësia e segmentit 2.3 km do të ketë 2 korsi nga 3.7 m. Punimet parashikojnë mbrojtjen lumore poshtë kalasë, mbjellje pemësh përgjatë rrugës, përmirësimin e aksit mbi aksin ekzistues dhe nyjës në hyrje të qytetit të Tepelenës, i cili pritet të sjellë lehtësi në qarkullim.
Po ashtu, projekti me vlerë 2.87 mld lekë parashikon edhe ndërtimin e një rrethrrotullim në sheshin ‘Ali Pasha’, zgjerimin e rrugës dhe krijimin e trotuareve për këmbësorët.
Ndërkohë, muri i kalasë do t’i nënshtrohet pastrimit dhe rehabilitimit, ndërsa do të gjelbërohet gjithë zona përreth. Sa i takon kohëzgjatjes së punimeve, sipas Ramës pritet të përfundojnë plotësisht brenda 24 muajsh.
G.D/SCAN
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D😂) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹
Posted by Edi Rama on Friday, July 13, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.