VIDEO-Policia bllokon 200 metër kub drurë. Kapen 8 makina me lëndë, procedim penal 4 shtetasve dhe 5 inspektorëve
Afrimi i stinës së dimrit ka sjellë edhe prerjen e paligjshme të drurëve, çka ka bërë Policinë e Shtetit që të ndërmarrë një plan masash për parandalimin e tyre. Në kuadër të planit të masave, janë sekuestruar 200 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.
“Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkoder, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.
Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore. Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.
Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person. Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH” njofton Policia.
Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
SCAN
ShkodërPlan i përbashkët masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit të Mjedisit për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.Në kuadër të planit të masave po zhvillohet operacioni "Alpet", i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekeustruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkoder, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore. Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme. Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person. Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH. Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. 🚫 STOP prerjes së paligjshme në pyje!🚫 STOP informalitetit!🚫 0 Tolerancë ndaj shkelësve të Ligjit!
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, October 24, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.