(VIDEO) Policia e Tiranës “kap” shoferët me agjentë civilë! Qindra gjoba për celularin, kaskën, alkoolin e mosrespektimin e këmbësorëve
Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.
Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:
95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar gjatë drejtimit të mjetit.
78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.
120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :
- 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.
- 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
- 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
- 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
TiranëNisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan📸 në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan: 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar📲gjatë drejtimit të mjetit.78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos harro👮♀ po të 👁 👁
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, August 9, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.