[Video] Policia Rrugore në aksion – Gjobit 125 drejtues mjetesh në rrugët e kryeqytetit
125 mjete të ndryshme janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga Policia Rrugore e Tiranës.
Parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në korsitë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve janë edhe ndër shkeljet kryesore të konstatuara gjatë kontrolleve të ushtuara.
Sipas Policisë Rrugore, me reduktimin e prezencës fizike të dukshme janë shtuar patrullat e policisë rrugore, me mejte e uniforma që gjatë kontrollit evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara mjetet e konstatuara në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, kanë reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.