[Video] Projekti i Kaskadës së Devollit – Detajet e HEC-it Moglica, diga dhe prodhimi i energjisë
Pas vizitës në hidrocentralin e Moglicës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka publikuar edhe një video ku paraqitet grafikisht projekti i Kaskadës së Devollit.
2 HEC-et që po ndërtohen prej vitit 2015, Moglica dhe Banja, do të rrisin me 17% furnizimin me energji të vendit. Vetëm për veprën e dytë të këtij projekti, pikërisht hidrocentralin e Moglicës, deri më tani janë investuar 215 milionë euro.
Lartësia e digës do të jetë 160 m, kapaciteti i instaluar 183 MW dhe prodhimi mesatar 450 GWh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.