VIDEO-Projekti, si do të duket rruga panoramike Shëngjin-Velipojë
Një nga projektet infrastrukturore të parashikuara për t’u realizuar është dhe rruga e re Shëngjin-Velipojë, e cila parashikohet të ketë impakt të madh në turizëm. Investimi për këtë rrugë vlerësohet 3.8 miliard lekë dhe shkurton në rreth 15 kilometra distancën mes dy zonave bregdetare të zonës veriore të vendit.
“Nga Porti i Shëngjinit rruga do t’i ngjitet shpatit të malit 100-120 metra mbi nivelin e detit duke dhe vijon deri në Baks Rrjoll për të zbritur më pas drejt Velipojës. Përgjatë të gjithë gjatësisë rruga Shëngjin – Velipojë ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhun, Rrjollit, apo peizazhet natyrore si Laguna e Vilunit. Ngritja mbi nivelin e detit, veçanërisht në segmentet Shëngjin – Rana e Hedhun – Baks e bën këtë rrugë tejet panoramike për udhëtarët. Gjurma e re përfundon në hyrje të Velipojës”, ka shpjeguar në prezantimin publik të projektit, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Referuar deklaratave të kryeministrit, projekti për aksin rrugor Shëngjin – Velipojë është në proces diskutimi me financuesit e mundshëm, Bankën Botërore dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.