[Video] Projekti i Terminalit Lindor të Tiranës – Rama: Realizohet brenda vitit 2019
Kryeministri Edi Rama në postimin e tij të përditshëm të mëngjesit ka zbuluar sot pamjen e projektit të Terminalit Lindor të Tiranës. Bëhet fjalë për një stacion modern të autobuzëve ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet.
Më konkretisht, në të do të vendosen autobusët interurbanë që vijnë nga zona e juglindjes së Shqipërisë, pra Pogradeci, Korça, si edhe autobusët që vijnë nga veriu i Greqisë.
Kjo vepër pritet të realizohet brenda vitit 2019 dhe siç duket në video do të ketë një “pistë” ku do të lëvizin autobusët dhe taksitë, si edhe një shesh të madh parkimi për automjetet e qytetarëve. Në fakt projekti ka një ngjashmëri të madhe me stacionet e tjera të transportit të pasagjerëve në Europë.
Për kryeqytetin, kjo është edhe një mënyrë për të disiplinuar trafikun, duke shmangur bllokimet dhe ndotjen e shkaktuar. Gjithashtu projekti i shton vlerë kësaj zone të Tiranës.
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë projekt që brenda vitit 2019 do të bëhet Terminali Lindor i Tiranës në Farkë, një stacion modern i autobuzave ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë ?
Posted by Edi Rama on Tuesday, January 23, 2018
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.