[VIDEO] Punimet në segmentin Cërrik-Belsh-Grekan – Loti i dytë i përfunduar
Punimet për rrugën Cërrik-Belsh-Dragot janë duke shkuar sipas parashikimit dhe tashmë pjesa më e madhe ka përfunduar. Projekti është i financuar nga qeveria shqiptare dhe është duke u zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Aktualisht në segmentin 15 kilometra Cërrik-Belsh-Grekan, që është dhe loti i parë i rrugës, janë realizuar 51% e punimeve. Sa i takon lotit të dytë Grekan-Dragot 8,4 km, punimet kanë përfunduar krejtësisht.
Një pjesë e segmentit përshkon zonën e Dumresë e njohur për bujqësinë, pejsazhet natyrore (85 liqenet karstike) dhe pozicionin e favorshëm gjeografik.
Segmenti Cërrik – Belsh – Grekan 24,4 km
Segmenti Cërrik – Grekan – Dragot, 24.4 km, pjesë e rrugës Cërrik – Belsh – Kuçovë 36 km një projekt i financuar nga qeveria shqiptare dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Janë realizuar 51% e punimeve në lotin e parë Cërrik – Belsh – Grekan 15 km dhe kanë përfunduar krejtësisht në lotin e dytë Grekan – Dragot 8,4 km.Një pjesë e segmentit përshkon zonën e Dumresë e njohur për bujqësinë, pejsazhet natyrore (85 liqenet karstike) dhe pozicionin e favorshëm gjeografik. Ndërtimi i rrugës pritet të stimulojë zhvillimin bujqësor, agropërpunimin dhe agroturizmin në një zonë që paraqet një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit on Friday, March 16, 2018
Sipas FSHZH, ndërtimi i rrugës pritet të stimulojë zhvillimin bujqësor, agropërpunimin dhe agroturizmin në një zonë që paraqet një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.
Me anë të këtij segmenti, shkurtohet me rreth 40 kilometra largësia e Tiranës me Beratin, ndërsa gjithashtu shkurtohet largësia me Korçën, përmes Gramshit. Punimet pritet të mbyllen brenda këtij viti, duke zbatuar edhe standardet e cilësisë si sinjalistika, trotuaret dhe ndriçimi në zonat e banuara.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.