Video/Rindërtimi i Urës së Drojës drejt përfundimit
Ura e Drojës që lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën po rindërtohet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon që po vijon punimet për përfundimin e rindërtimit të urës, të shembur nga përmbytjet një vit më parë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga rindërtimi i Urës së Drojës, një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë, si edhe duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.
Ura e Drojës u shemb më 1 dhjetor 2017.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga rindërtimi i Urës së Drojes, një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë, si edhe duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes, ju uroj një ditë të mbarë 😊
Posted by Edi Rama on Monday, August 27, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.