VIDEO/Rinis puna në Uzinën e Ferrokromit Burrel – Paga mesatare 650 dollarë
Uzina e Ferrokoromit të qytetit të Burrelit ka rinisur sot punën. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
Nëpërmjet videos së publikuar tregohet edhe ndezja e furrës së re të kësaj Uzine. Sipas Ramës, ky investim me vlerë 9 milionë euro jo vetëm që do të rrisë kapacitetin përpunues të kromit në vend, por gjithashtu do të punësojë rreth 120 punonjës.
Ndërsa shtoi më tej gjithashtu se punëtoret do të kenë edhe një pagë mesatare 650 dollarë.
“Mirmëngjes dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.
MIRËMËNGJES ?dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë ?
Posted by Edi Rama on Thursday, December 14, 2017
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.