VIDEO/Rrugët që do të ndërtohen këtë vit, kilometrat që do të shkurtohen
Përfundimi i Rrugës së Arbrit do të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Bllatës ne vetëm 74 kilometra. Po ashtu distanca mes Tiranës dhe Sarandës do të jetë vetëm tre orë, pas ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook tregon të gjitha projektet infrastrukturore që do të nisnin ndërtimin brenda këtij viti.
“Me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomisë e të punësimit, ju uroj një fundjave të qetë”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomise e të punësimit, ju uroj një fundjave të qetë🌹
Posted by Edi Rama on Friday, June 8, 2018
Gjithashtu në video thuhet se “Bypassi i Tepelenës, rrit standardin dhe shkurton rrugën nga Levani deri në Gjirokastër e Kakavijë.
5 Lot-et e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti shkolla Teknologjike-sheshi “Shqiponja”: Segmenti pjesa fundore e Lanës deri në Farkë.
Thumanë-Kashar, shkurton distancën dhe lehtëson trafikun në një prej akseve më të rënduara.
Orikum-Llogora- Nga porti i jahteve në Orikum deri në Llogara, për tu lidhur me Himarën përmes një tuneli.
Milot-Balldren, rruga ekzistuese Milot-Lezhë me devijim rrugë e re nga Lezha në Balldren”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.