(VIDEO) Sa ton mandarina ka prodhuar gjatë këtij sezoni Konispoli? “Shembull suksesi”, mbi 480 persona të punësuar!
Rreth 18 mijë ton mandarina ka prodhuar këtë sezon Konispoli, duke punësuar mbi 480 persona. Kështu shkruan në Facebook, kryeministri Rama duke e cilësuar punën e këtyre fermerëve si një shembull suksesi.
Gjithashtu, sipas kryeministrit ndikim në suksesin e tyre ka pasur edhe bashkimi i fermerëve për të shitur produktet e tyre.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë shembull suksesi të fermerëve të Konispolit që janë bashkuar në shitjen e produktit të tyre, duke punësuar 480 njerëz për të nxjerrë në treg 18 mijë ton mandarina vetëm këtë sezon, ju uroj një ditë të mbarë. Një tjetër pjesëz e historisë së përditshme të Shqipërisë që punon, prodhon, eksporton e ushqen me produkte të shëndetshme tregun vendas”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë që nga dita e djeshme ka nisur punimet Panairi “Shqipëria punon tokën”, ku kryeministri Rama nënvizoi se për t’i dhënë shtysë bujqësisë, qeveria ka miratuar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ky sektor.
os.de/SCAN
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë shembull suksesi të fermerëve të Konispolit që janë bashkuar në shitjen e produktit të tyre duke punësuar 480 njerëz për të nxjerrë në treg 18 mijë ton mandarina vetëm këtë sezon, ju uroj një ditë të mbarë ?Një tjetër pjesëz e historisë së përditshme të Shqipërisë që punon, prodhon, eksporton e ushqen me produkte të shëndetshme tregun vendas ???
Posted by Edi Rama on Wednesday, November 29, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.