[VIDEO] Si duken punimet në Unazën e Pogradecit dhe në rrugën Qafë Plloçë
Projekti për rikualifikimin e Unazës së Pogradecit ka filluar dhe punimet po vijojnë në mënyrë intensive sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky i fundit ka publikuar edhe një video në faqen zyrtare në Facebook mbi ecurinë e këtyre punimeve.
Sipas FSHZH-së, punimet vijojnë në gjurmën e re që kalon mbi fshatin Zërvaskë dhe përfundon në Qafë-Plloçë, të cilat jo vetëm shkurtojnë distancat, por shmangin dhe kthesat e rrezikshme.
Punimet në aksin me gjatësi rreth 8 kilometra po zhvillohen në kuadër të projektit për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare financuar nga qeveria shqiptare. Kjo e fundit ka akorduar një shumë prej 100 milionë Euro për periudhën 2018-2019 për të gjitha akset rrugore të përfshira në këtë projekt, ku bën pjesë edhe Unaza Pogradec – Qafë Plloçë.
“Work in progress: Unaza e Pogradecit e transformuar në një rrugë moderne dhe të sigurtë që shmang trafikun e ngarkuar në qytet dhe nxit zhvillimin e zonës përgjatë këtij aksi. Punimet vazhdojnë intensivisht në gjurmën e re që kalon mbi fshatin Zërvaskë dhe përfundon në Qafë-Plloçë duke shkurtuar distancat e shmangur kthesat e rrezikshme. I gjithë aksi rreth 8 km është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet programit Rehabilimi i Segmenteve Rrugore Prioritare që zbatohet nga FondiShqiptarIZhvillimit”, shkruan FSHZH.
Work in progress: Unaza e Pogradecit e transformuar në një rrugë moderne dhe të sigurtë që shmang trafikun e ngarkuar në qytet dhe nxit zhvillimin e zonës përgjatë këtij aksi. Punimet vazhdojnë intensivisht në gjurmën e re që kalon mbi fshatin Zërvaskë dhe përundon në Qafë-Plloçë duke shkurtuar distancat e shmangur kthesat e rrezikshme. I gjithë aksi rreth 8 km është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet programit Rehabilimi i Segmenteve Rrugore Prioritare që zbatohet nga #FondiShqiptarIZhvillimit Lexoni më shumë info rreth këtij programi këtu http://www.albaniandf.org/shqip/aktivitete/Pages/FZHR.html#infrastructure #Pogradeci #turizëm
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit on Wednesday, January 17, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.