[VIDEO] Si duket Rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë pas rikonstruksionit
Pas rikosntruksionit, Rruga e Pyllit të Sodës është shndërruar në një hapësirë të re turistike e qytetit bregdetar të Vlorës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpërndarë edhe pamjet se si duket ky segment rrugor i rehabilituar.
Punimet që janë kryer në këtë aks rrugor përfshijnë asfaltimin, ndriçimin, trotuaret, një korsi të dedikuar për çiklistët si dhe hapësirat e gjelbëruara.
Ndërkohë, sipas FSHZH-së, po punohet lidhur me vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe asaj horizontale.
Ky investim është realizuar në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV” dhe është financuar nga qeveria shqiptare me mbështetje të Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB).
Projekti “ Punët në Komunitetin IV” kap vlerën e 36.7 milionë euro, ku 2/3 e kostos janë parashikuar të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe 1/3 në zonën e Alpeve Shqiptare.
G.D/SCAN
Rruga e Pyllit të Sodës një hapësirë e re turistike e qytetit të Vlorës. Punimet konsistuan jo vetëm në asfaltim, por edhe ndriçim, trotuarë dhe gjelbërim dhe ndërtimin e një korsie dedikuar për çiklistët. Ndërkohë po punohet për sinjalistikën vertikale dhe horizontale. Rikonstruksioni i rrugës së pyllit të Sodës financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB), në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV”. #FondiShqiptarIZhvillimit #Vlora #urban #infrastructure #tourism #punekonkrete #nepune365ditetevitit
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit on Monday, May 28, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.