Vidhnin mjete lundruese – Policia arreston në flagrancë 4 persona
Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke kanë sekuestruar 5 mjete lundruese gjatë operacionit të koduar ‘Butrinti.’ Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që vidhnin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Saranda Policia bëri të mundur fillimisht bllokimin e një mjeti lundrues tip Gomone, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas.
Këta të fundit, me inicialet F.Ll dhe A.D respektivisht 17 dhe 15 vjeç ishin banues në fshatit Shëndëlli, Sarandë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D u gjet një mjet lundrues, varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.
Ndërkohë, si rezultat i bashkëpunimit me Policinë Greke, është bërë i mundur edhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptar në Ishullin e Korfuzi me iniciale K.P dhe KD banues po në fshatin Shëndëlli, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur skafe.
Policia e Shtetit ka bllokuar dhe sekuestruar dy mjete lundruese ndërsa, ajo greke ka sekuestruar tre mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.