Vijojnë kontrollet në kopshte dhe shkolla – AKU kryen rreth 400 inspektime dhe asgjëson mbi 20 ton produkte ushqimore
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 378 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit duke vijuar edhe monitorimet në të gjitha kopshtet dhe shkollat e vendit, për zbatimin me përpikëri të protokolleve të sigurisë, si mënyrë e vetme për të shmangur përhapjen e Covid-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është vënë një masë administrative në një biznes ushqimor, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore si dhe gjithashtu me kërkesë të vetë një subjekti janë asgjësuar 23.4 ton produkte ushqimore.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 15 mostra për analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.