Vijojnë masat administrative në subjektet tregtare – AKU asgjëson 14 ton produkte ushqimore gjatë 24 orëve të fundit
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka realizuar 215 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
AKU njofton se vijon të bëhet këshillimi dhe orientimi i disa Operatorëve të Biznesit Ushqimor për problematika të hasura në protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.
Sipas njoftimit janë asgjësuar 14 ton ushqime me kërkesë të një subjekti , si dhe janë marrë 27 mostra në total.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bazuar edhe legjislacionit ne fuqi do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.