Vijojnë penalizimet për abuzuesit e ligjit – Tatimet gjobisin dhe mbyllin për 30 ditë këdo që nuk lëshojnë kupon
Duket se këtë sezon turistik do të vijojnë penalitete për të gjitha subjekte që shkelin ligjin e që abuzojnë në kurriz të konsumatorëve. Në këtë kuadër strukturat e Hetimit Tatimor janë duke vijuar kontrolle verifikimi për subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal.
Në terren janë konstatuar tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Në Durrës janë penalizuar këto subjekte të cilat nuk lëshojnë kupon tatimor pse nuk janë farë të regjistruara në TVSH. Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, është vënë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Për subjektin bar kafe “Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Edhe në jug të vendit janë penalizuar disa subjekte të cilat ushtronin veprimtari ekonomike në shkelje ët ligjit. Subjekti i Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh, është penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.