Vijojnë punimet e OSHEE – Zonat dhe oraret ku do të kufizohet sot energjia në kryeqytet
OSHEE vijon sërish me punimet në kabinat elektrike në kryeqytet. Sipas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sot do të kryhet punimi në disa kabina, e për rrjedhojë do të kufizohet energjia në disa zona të Tiranës.
Zonat dhe oraret ku do të stakohet energjia:
09.00-13.00
Rrugët “Hysen Xhura” dhe “Xhanfize Keko” pjesërisht.
10:00-14:00
Rrugët “Sulejman Delvina” dhe “Emin Duraku” pjesërisht, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”.
09.00-16.00
Rrugët “Pasho Hysi” dhe “Kristaq Capo” pjesërisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.