Vijon Operacioni Forca e Ligjit – Dy kërkesa të reja për deklarim pasurie në Tiranë
Operacioni Forca e Ligjit ka bërë me dije se në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, në kuadër të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special u ka dërguar kërkesat për vetë deklarim të pasurisë, shtetasve:
- L.D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;
- A.B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.