Vijon protesta e studentëve – Nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Studentët kanë vijuar protestën për të katërtën ditë radhazi. Ditën e shtunë ata kanë nisur marshimin nga sheshi “Nënë Tereza”, duke iu drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ndërkohë, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Përgjysmimi i tarifave, përfshirja e përfaqësuesve të tyre në bordin administrative, përmirësimin e kushteve të konvikteve, shtimi i fondit për kërkim shkencor dhe shtimi e fondeve që shkojnë për arsimin nga buxheti i shtetit ishin edhe disa prej kërkesave që iu shtuna listës fillestare krahas atyre për heqjen e pagesës për kreditet dhe shtyrjen e afatit të pagesës vjetore me këste të tarifës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.