Vijon protesta e studentëve, sot para Kuvendit
Në ditën e 16 studentët vijojnë protestën për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, prej tre ditësh ka nisur një dialog me studentë e pedagogë, përkatësisht në fakultetin e Gjeologjikut, Bujqësorit dhe Universitetin e Vlorës.
Ato do të zhvendosen drejt Kuvendit ditën e sotme për të protestuar duke qenë se atje do të mbahen edhe seanca parlamentare.
Fillimisht studentët kanë lajmëruar se do të mblidhen në çdo fakultet në orët e para të mëngjesit dhe pastaj do të nisen drejt Parlamentit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.