Vijon puna në segmentin Burrel-Klos – ARRSH: Përshpejtohet ritmi, përfundon brenda afatit
Autoritet Rrugor Shqiptar ka njoftuar për vijueshmërinë e punimeve në aksin Burrel-Klos.
Sipas njoftimit, në kuadër të punimeve të rehabilitimit në segmentin rrugor Burrel-Klos i cili ka një gjatësi 18.6 km, po vijojnë punimet me shtresat asfaltike të cilat janë proces në një gjatësi 13 km duke filluar nga Klosi.
ARRSH tha se në pjesën e mbetur po vijohet me përgatitjen e trupit të rrugës për asfalt. Gjithashtu, punimet po vazhdojnë me forca të shtuara pune dhe janë përshpejtuar ritmet me qëllim përfundimin e punimeve sipas kritereve teknike të miratuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.