Viktimat e aksidenteve rrugore – Mbi 25 mijë të vdekur në BE gjatë vitit 2016
Vitin e kaluar, mbi 25 624 persona kanë vdekur në aksidentet rrugore në Bashkimin Europian, 500 persona më pak se vitin e kaluar.
Trendi në 20 vitet e fundit ka qenë rënës në numrin e viktimave të aksidenteve në rrugë. Krahasuar me vitin 1996, numri i viktimave në rrugë ka rënë me më shumë e 35 mijë persona.
Për krahasim, 150 persona kanë vdekur në aksidentet ajrore dhe 963 në ato hekurudhore në territorin e Bashkimit Europian. Në vendet anëtare, numri më i madh i viktimave për 2016-ën u regjistrua në Francë, me 3,477, ndjekur nga Italia dhe Gjermania, me 3,283 dhe 3,206 persona.
Megjithatë, krahasuar me numrin e popullsisë në secilin vend anëtarë, numri i viktimave në rrugë është më i larti në Bullgari me 99 viktima për 1 milionë banorë, ndjekur nga Rumania dhe Polonia.
Nga ana tjetër, norma më e ulët qëndroi në Suedi, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda. Në periudhën afat-gjatë, trendi rënës mund të vëzhgohet në secilin vend anëtar përveç Maltës. Rënia më e madhe e viktimave prej aksidenteve në 20 vite është vëzhguar në Portugali, ndjekur nga Letonia, Spanja dhe Greqia.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.