Virusi “pushton” Shtëpinë e Bardhë – Shoqëruesit e Trump të infektuar, vet presidenti amerikan në gjendje stabël
Ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, duke u bërë anëtari i fundit i shoqëruesit të Presidentit të SHBA Donald Trump që ka virusin.
Lajmi erdhi ndërsa udhëheqësit ushtarakë amerikanë u karantinuan, pasi zyrtari i Rojës Bregdetare Admirali Charles Ray doli pozitiv.
Ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë Hope Hicks, një numër senatorësh republikanë dhe sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany të gjithë kanë dalë pozitivë, ndërsa tre anëtarë të tjerë të stafit në zyrën e shtypit të presidentit gjithashtu kanë kthyer një rezultat pozitiv.
Zonja e parë Melania Trump gjithashtu është duke u izoluar në Shtëpinë e Bardhë.
Personeli që qëndron në kontakt të drejtpërdrejtë me familjen e parë testohet çdo ditë dhe personeli ndihmës testohet çdo 48 orë. Që kur presidenti dhe zonja e parë dolën pozitive, stafi ka veshur mjete ndihmëse PPE, që pengojnë transferimin e virusit.
Sa për shërimin e vetë Trump, mjeku i tij, Komandanti i Marinës Sean Conley, tha në një letër që presidenti “nuk raporton asnjë simptomë”.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.