“Visadb”- Website që përllogarit pushimet tuaja
Po planifikoni pushimet tuaja por nuk keni ndonjë ide se ku mund të shkoni? Mënyra më e mirë për të përzgjedhur destinacionin tuaj është, të shikoni fillimisht të gjitha opsionet se ku mund të udhëtoni më thjeshtë.
Për këtë çështje tashmë e keni dhe zgjidhjen, ju duhet të klikoni vetëm website-n Visadb i cili do t’ju vijë në ndihmë vetëm duke treguar se ku jetoni, do t’ju listojë të gjitha vendet e botës ku mund të udhëtoni pa një vizë, sa mund të qëndroni dhe nëse mund të merrni leje qëndrimi.
Gjithashtu, përveç të tjerash arrin të bëjë edhe krahasime të akomodimit, transportit dhe kostos së ushqimit mes vendit tuaj dhe atij që po udhëtoni.
Por mund të kërkoni edhe për vende ku është i lehtë fillimi i një startupi, ushtrimi i profesionit, studimi apo marrja e shtetësisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.