Viti i artë i zbulimeve panteologjike/ Zbulohen dy speciet gjigande të periudhës së Kretakut
Shkenctarët kanë konfirmuar zbulimin e dy specieve të reja të dinosaurëve në Kinën veriperëndimore.Ata kanë arritur të nxjerrin një numër të konsiderueshëm fosilesh gjatë viteve të fundit,në Xinjiang dhe Turpan-Hami.
Fosilet përfshijnë disa pterosaures,vezë dhe embrione të ruajtura,si dhe fragmente fosile të rruazave kurrizore dhe kafazeve të brinjëve,të cilat sipas shkenctarëve i përkiasin 3 dinosaurëve misteriozë. Hulumtuesit kanë përcaktuar që dy prej ekzemplarëve vijnë nga specie të panjohura më parë, të cilat ata i kanë quajtur Silutitan sinensis ,”silu” që do të thotë “Rruga e Mëndafshit” në Mandarin, dhe Hamititan xinjiangensis, një shenjë që i përket rajonit ku u gjet. Të dy përfshijnë fjalën greke “titan”, që do të thotë “gjigant” dhe lidhet me madhësinë e tyre.
Gjigandi Silutitan vlerësohet të jetë mbi 20 metra i gjatë, ndërsa Hamititan 17 metra i gjatë. Kjo i bën dinosaurët pothuajse aq të mëdhenj sa balenat blu, të cilat variojnë nga 23 në 30 metra , në varësi të hemisferës në të cilën ndodhen.Fragmentet fosile datojnë që nga periudha e hershme e Kretakut, rreth 120 deri në 130 milion vjet më parë.
Kina po përjeton një periudhë të artë të paleontologjisë,me zbulime të njëpasnjëshme fosilesh të shpërndara në të gjithë vendin.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.