“Viti i Skënderbeut”, rreth 15 milion lekë për aktivitetet e nëntorit dhe dhjetorit 2017
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka përfituar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për të organizuar eventet e periudhës nëntor-dhjetor 2017, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”. Fondi i shtuar në buxhet është në vlerë 14 milion e 978 mijë lekë. Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.