Vizita e Alfanos në Tiranë: Shqipëria rol kryesor në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
Italia rikonfirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe e sheh vendin tonë si një aktor kryesor në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Këtë e konfirmoi ministri italian i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, gjatë një takimi që pati në Tiranë me homologun e tij, Ditmir Bushati.
Nga ky takim, Alfano inkurajoi klasën politike shqiptar që të vazhdojnë me reformat e ndërmarra. Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, foli për rëndësinë e Procesit të Berlinit në integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes që Italia po u jep këtyre vendeve.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, do të takohet edhe me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.