Vizitat për arsye biznesi – Si është tendenca këtë vit krahasuar me vitin e kaluar
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave në vend, tregojnë një rritje të konsiderueshme të huajve që e kanë vizituar Shqipërinë për qëllime biznesi apo për arsye profesionale.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi apo profesionale gjatë muajit të kaluar (gusht 2018) është 6 mijë e 886. Në gusht të vitit të kaluar ky numër ishte 5 mijë e 943. Pra, gjatë gushtit 2018 ka pasur 943 hyrje më shumë ose një rritje me 15.9 %.
Tendenca e hyrjeve në rritje vërehet edhe në periudhë 8 mujore, janar-gusht. Referuar të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-gusht 2018 për këto arsye në Shqipëri ka pasur 54 mijë 778 hyrje. Krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë (janar-gusht 2017), këtë 8 mujor rritja është me 9 mijë e 405 hyrje më shumë ose me 20.7 %.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.