Vizitë falas në muzeun e Luvrit – Franca ndërmerr hapin madhor
Muzeu i Luvrit sapo ka nxjerrë të gjithë koleksionin e tij të artit në internet, duke lejuar njerëzit rreth globit të zhyten në botën e artit dhe historisë nga shtëpia, dhe falas. Baza e të dhënave e koleksioneve të sapo prezantuara përfshin më shumë se 480,000 vepra nga muzeu francez, si dhe nga muzetë kombëtare Eugène-Delacroix, skulpturat e tuileries dhe kopshteve carrousel.
Platforma gjithashtu përmban pjesë të ashtuquajtura ‘MNR’ (musées nationaux récupération, ose rigjenerimi i muzeve kombëtare), të cilat u gjetën pas Luftës së Dytë Botërore dhe iu dorëzuan Luvrit derisa të mund të kthehen tek pronarët e tyre të ligjshëm.
Uebfaqja tregon vepra arti nga tetë departamentet e Louvre, duke filluar nga arti islamik dhe skulpturat e rilindjes deri te antikitetet egjiptiane dhe pikturat nga artistët në të gjithë botën.
Platforma në internet lejon artdashësit dhe studiuesit të eksplorojnë veprat përmes hulumtimeve të thjeshta ose të përparuara, shënimeve nga secili departament kuratorial dhe madje edhe albumeve me temë.
Përveç kësaj, një hartë interaktive në internet udhëzon vizitorët në internet dhomë pas dhome dhe është në dispozicion në frëngjisht, anglisht, spanjisht dhe gjuhën kineze. Linku!
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.