Vjedhja e energjisë nga bizneset – Hoteli faturohej me 340 lekë/muaj, ndjekje penale pronarit dhe lexuesit
Pronari i një hoteli në Lezhë dhe lexuesi i matësit të energjisë elektrike janë proceduar penalisht, pasi është konstatuar se në bashkëpunim vidhnin energjinë elektrike, duke manipuluar matësin.
Sipas verifikimeve të kryera në terren rezultoi se lexuesi ne bashkëpunim me punonjës të tjerë (nën hetim për ndarjen e përgjegjësive), faturonte me 340 leke në muaj Hotel “Brilant” në Shëngjin.
Ndërkohë që, objekti, nuk faturohej pasi ishte manipuluar matësi, duke shkaktuar dëm në vlera disa milionë lekë. Dosja me proceverbalin përkates i është dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Paralelisht,OSHEE njofton se punonjesi eshte shkarkuar nga detyra, ndërsa hotelit i eshte nderprerë energjia elektrike.
Gjithashtu, edhe një shtetas tjetër është vënë në pranga, pasi kishte nderhyre ne mates, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar nje debi rreth 6 milione leke. Ndërkaq, OSHEE riperserit faktin se askush nuk procedohet ne polici në rastin kur është debitor, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe: Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin.
Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.