Vjedhja e tokave në bregdet – Eksperti Begaj: Prefekturat e qarqet falsifikonin kadastrat, ja mekanizmi
Skema masive e vjedhjes së tokave në bregdet është vënë në zbatim kryesisht duke falsifikuar zërat kadastralë të sipërfaqeve pranë bregut. Më pas, këto sipërfaqe ranorë jepeshin në pronësi si toka bujqësore. Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergji Begaj, thotë se në këtë skemë janë përfshirë të gjitha institucionet e pronës në vend, ndërkohë që rol kyç kanë pasur zyrtarët e qarqeve dhe të prefekturave, të cilët falsifikonin zërin kadastral të sipërfaqeve.
Begaj thotë se, fenomeni i vjedhjes përmes falsifikimit të të dhënave të tokavë nuk është vërejtur vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë e qytetet e tjerë të mëdhenj të vendit.
Qeveria ka nisur një hetim të thelluar për rreth 30 mijë parcela në tërë bregdetin shqiptar, ndërkohë që ka bllokuar përkohësisht dhënien e çertifikatave të pronësisë për tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore, në pritje të rezultateve të verifikimeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.