Vjedhje medikamentesh – Policia arreston ne flagrancë 4 shtetas dhe sekuestron 17 thasë me bimë medicinale
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë bërë me dije se në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, bënë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur një ditë me parë në lagjen nr. 1, Korçë, në një kompani private, ku u vodh një sasi e konsiderueshme me bimë medicinale.
Sipas njoftimit nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. K., 31 vjeç, K. D., 27 vjeç, XH. K., 26 vjeç dhe G. E., 38 vjeç, banues në Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kompaninë private të eksportit të bimëve medicinale në pronësi të shtetasit Gj. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, një sasi të konsiderueshme me bimë medicinale ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh.
Policia bën me dije se në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim dhe se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.