VKM/ Ish kreu i KESH emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit!
Ish kreu i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare Agron Hetoja do të drejtojë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Vendimi parashikon lirimin e Agim Ismaili nga posti i kreut të AKU-së. Ndërkohë ky i fundit është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.