VKM/ Shpronësime në segmentin Kalimash-Morinë. Miratohet fondi
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Kalimash-Morinë”.
Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“ Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë” dhe tokë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 474 mijë e 632 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.