VKM- Si do të jetë skema e re e dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politik të regjimit komunist?
Fondi i dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politik të regjimit komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, ku pavarësisht vlerës së përfituar, asnjë këst nuk do të jetë më i madh se 1 milion lekë.
Me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëse një ish- i dënuar politik përfiton më shumë se 8 milionë lekë, atëherë vlera e përfituar prej tij do të ndahet në 8 këste, e jo menjëherë.
Nga ana tjetër, nëse një ish- i dënuar politik i regjimit komunist përfiton një dëmshpërblim deri në 1 milion lekë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, vlera do t’i jepet me një këst të vetëm.
Mekanizmi do të funksionojë në këtë mënyrë, deri në shpërndarjen e plotë të fondeve të dëmshpërblimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.