Vlerësim për kontributin ekonomik – Thaçi nderon me “Medalje Mirënjohjeje” Eurosig Kosova
Mes kompanive më të mëdha në Kosovë, që kontribuuan në forcimin e shtetit në 10 vitet e Pavarësisë, është renditur dhe Kompania Eurosig.
Në një aktivitet të organizuar nga Ora Ekonomike e Kosovës, Eurosig Kosova, pjesë e Eurosig Group, mori nga Presidenti Hashim Thaçi, “Medaljen e Mirënjohjes”, si një nga Kontribuuesit dhe Tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të mire në vend.
Çmimi u tërhoq nga Presidenti i Eurosig Group, Kadri Morinaj, i cili shprehu vlerësimin e tij për këtë aktivitet dhe falënderoi organizatorët dhe Presidentin Thaçi për vlerësimin e bërë ndaj kompanisë së tij.
Në këtë aktivitet, Presidenti Hashim Thaçi, tha se, në dekadën e pare, shteti ka shënuar hapa të rëndësishëm në shumë fusha, në aspektin politik kombëtar e ndërkombëtar, për ekonomi, sport e kulturë. Thaçi falënderoi kompanitë e mëdha për kontributin e dhënë në forcimin ekonomik të Kosovës.
Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se kjo ditë është emocionuese për të gjithë prodhuesit e Kosovës.
Ai tha se tregu i gjithë Shqipërisë dhe Kosovës çdo ditë po fuqizohet, dhe ka një ide për një treg të përbashkët që duhet të ndodhë dhe është në rrugën e duhur.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.