Vllaznia, kampione për femra! Skuadra do marrë pjesë në turin paraeleminator të UEFA Women’s Champions League
Për herë të katërt radhazi skuadra e Vllaznisë për femra në futboll është shpallur kampione kombëtare. Ne ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër skuadra vendase konfirmon serish veten kampione dhe ruan titullin për herë të katërt radhazi.
Në takimin e fundit për këtë sezon të zhvilluar me ekipin e The Door-s, ekipi i femrave të Vllaznisë fitoi me rezultatin 4:0 me një tregolësh te realizuar nga Uendi Muja, dhe një gol te lojtares Ambra Gjergji. Shkodranet ruajnë kështu titullin. Trofeun, skuadrës kampione ia dorëzoi anëtari i KE të FSHF-se, Vasil Bici.
Vllaznia fiton këtë titull kampion me një statistike fantastike: Asnjë humbje, të gjitha fitore dhe me vetëm një gol të pësuar. Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marrë pjesë në turin paraeleminator të UEFA Women’s Champions League ne 22 gusht.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.