Volkswagen do të kursejë 3 miliardë euro mes viteve 2020-2023
Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen tha se do të zgjeronte më tej një program të kursimit dhe efikasitetit në markën e tij bazë përtej 2020 dhe do të kërkojë 3 miliardë euro shtesë në kursimet e kostos deri në vitin 2023.
Sipas Reuters, prodhuesi gjerman i makinave tha se bisedimet me Fordin për zgjerimin e një aleance të mundshme përtej automjeteve komerciale vazhdojnë dhe mbeten konstruktive.
Volkswagen tha se mund të bashkëpunonte në fushën e makinave elektrike dhe autonome dhe se kishte në plan të rriste numrin e makinave që ofrohen për klientët në Shtetet e Bashkuara me të paktën dy automjete sportive.
VW do të prodhojë makina elektrike në Shtetet e Bashkuara në periudhë afatmesme, megjithëse ende nuk është marrë një vendim për sa i përket vendit të prodhimit, tha në një konferencë shtypi në Wolfsburg të Gjermanisë.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.