Von der Leyen: Shqipëria i ka bërë detyrat, do investojmë 600 Mln Euro. Rama, më pak optimist
Integrimi, konferenca ndërqeveritare brenda 2021
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është shprehur se prêt që brenda këtij viti të mbahet konferenca ndërqeveritare për Integrimin e Shqipërisë në BE. Në një konferencë të pëbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama ajo se Evropa ja ka borxh integrimin rinisë shqiptare, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur detyrimet, veçanërisht me reformën në drejtësi.
Më pak optimist ishte Kryeministri Edi Rama, I cili tha se nuk do të cuditej sikur përsëri çelja e negociatave të shtyhej përsëri për shkak të tekave të vendeve të veçanta.
Von der Leyen bëri publike planet ambizioce të BE-së për të investuar 600 milionë euro në Shqipëri, duke përmendur projekte madhore, si ai i rehabilitimin të hekurudhës Tiranë Durrës dhe Hidrocentralit të Fierzës.
Presidentja e Komisionit Europian garantoi edhe mbështetjen e plotë ndaj Shqipërisë lidhur me vaksinimin e popullsisë.
Si Von der Leyen ashtu dhe Rama kanë ndarë të njëjtën përqasje pozitive ndaj nizmës Ballkani i Hapur, duke e konsideruar se pjesë e procesit të Berlinit, i cili mund t’u sjellë veç efekte positive 6 shteteve ku ajo shtrihet.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen çeli nga Tirana një tur vizitash në vendet e Ballkanit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.