Vonesa e Brexit – Jep dorëheqjen Ministri britanik i bujqësisë
Ministri britanik i bujqësisë George Eustice tha herët ditën e sotme se dha dorëheqjen nga qeveria pas vendimit të Kryeministres Theresa May, për ti ofruar parlamentit një votim të mundshëm për shtyrjen e Brexit.
Edhe pse ka ngelur pak më shumë se një muaj për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian më 29 mars, megjithatë May është ende duke kërkuar ndryshime në marrëveshjen e Brexit në mënyrë që të fitojë mbështetjen e parlamentit. Ndodhur nën presion nga ministrat e BE-së, më parë këtë javë May tha se mund të ketë një zgjatje të periudhës së negocimit të daljes nga BE.
“Unë kam vendosur të jap dorëheqjen nga qeveria pas vendimit këtë javë për të lejuar shtyrjen e daljes sonë nga BE” -tha Eustice, i cili ishte ministër i bujqësisë, peshkimit dhe ushqimit. Eustice, i cili tha se do të votojë për marrëveshjen e May kur ajo ta sjellë në parlament, paralajmëroi se çdo lloj zgjatje jashtë afatit e diktuar nga BE do ishte një “poshtërim përfundimtar i vendit tonë”.
“Ne nuk mund të negociojmë një Brexit të suksesshëm nëse nuk jemi të përgatitur për të dalë. Duhet, pra, të kemi guximin, nëse është e nevojshme, të rimarrim lirinë tonë më parë dhe të flasim më pas. Ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me Bashkimin Europian këtu dhe tani ” – tha ai.
Burimi: Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.